Indikatorët

Këta indikatorë ju shërbejnë monitoruesve të zgjedhjeve nga shoqëria civile për vlerësimin e integritetit të zgjedhjeve dhe shkrimit e raporteve të tyre të monitorimit. Për secilin prej indikatorëve janë formuluar, në trajtën e një pohimit afirmues,  çështje të ndryshme që lidhen me indikatorin përkatës dhe për të cilat vëzhguesi/monitoruesi duhet të japë përgjigjen si një vlerësim me pike: 1 (Aspak dakord) deri në 5 (Shumë dakord). Bazuar në metodologjinë e hartuar për vlerësimin e cilësisë së zgjedhjeve (Pippa Norris, Richard W. Frank, Ferran Martíne Coma. Assessing the Quality of Elections. 2013. 

Ligji zgjedhor duhet të gëzojë mbështetje sa më të gjerë nga subjektet e interesuara në proçes, partitë politike, kandidatët dhe zgjedhësit. Për këtë arsye ai duhet të jetë produkt i një proçesi legjislativ gjithëpërfshirës. Sipas Kodit të Praktikës së Mirë në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen, të paktën, gjatë muaj përpara ditës së zgjedhjeve. Vlerësimi i këtij indikatori do të behet duke u mbështetur në përgjigjet që do të merren për secilin prej pohimeve të mëposhtme

1.1 Reforma zgjedhore është konsensuale.
1.2 Ndryshimet në Kodin zgjedhor pasqyruan rekomandimet e OSBE/ODIHR.
1.3 Ndryshimet në Kodin zgjedhor u bënë në plotësim të kërkesave të vëzhguesve vendor dhe qytetarëve.
1.4 Kodi zgjedhor nuk diskriminon partitë e vogla.
1.5 Kodi zgjedhor nuk diskriminon kandidatët e pavarur.
1.6 Kodi zgjedhor nuk i diskriminon pakicat kombëtare.
1.7 Kodi zgjedhor është i qartë dhe nuk mund të keq interpretohet.
1.8 Kodi zgjedhor nuk favorizon partinë ose partitë qeverisëse.
1.9 Kodi zgjedhor e respekton barazinë gjinore.
1.10 Kodi zgjedhor i plotëson standardet ndërkombëtare dhe siguron në mënyrë adekuate respektimin e të drejtave themelore të njeriut.
1.11 Udhëzimet e KQZ pasqyrojnë kërkesat e Kodit zgjedhor.
1.12 Kodi zgjedhor jep garanci të mjaftueshme për respektimin e të drejtave civile dhe politike.
1.13 Proçedurat e ankimit janë të qarta, publike dhe të kuptueshme për publikun.
1.14 Në legjislacion janë të parashikuara mekanizma kontrolli dhe balancimi për të mbikëqyrur vendimet e marra nga KQZ.

Për të gjykuar në lidhje me nivelin e integritetit në zbatimin e proçedurave elektorale mund të përdoren treguesit në vijim:

2.1 Zgjedhësit u informuan për qendrën e votimit.
2.2 KAS mori vendime në përputhje me Kodin.
2.3 Kolegji zgjedhor mori vendime në përputhje me Kodin.
2.4 Zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me ligjin.
2.5 Subjektet zgjedhore respektuan ligjin.
2.6 KQV zbatuan gjithmonë Kodin zgjedhor.
2.7 Zgjedhësit u informuan për pasojat që sjell shkelja e Kodi zgjedhor dhe shitblerja e votës.
2.8 Partitë politike nuk ushtruan presion ndaj komisionerve.
2.9 Forcat e rendit e respektuan Kodin Zgjedhor.
2.10 Komisioni rregullator mori vendime në përputhje me Kodin.
2.11 Zgjedhësit u informuan rregullisht për proçedurat e votimit.
2.12 Komisioneri shtetëror mori vendime në përputhje me Kodin.
2.13 KZAZ zbatuan gjithmonë Kodin zgjedhor.
2.14 Zgjedhësit e pakicave kombëtare u informuan në gjuhen e tyre amtare.

3.1 Ndarja administrativo-territoriale nuk ndikon në cilësinë e përfaqësimit të komuniteteve të ndryshme në organet e pushtetit vendor që zgjidhen direkt nga populli.
3.2 Partitë e vogla dhe partitë e reja nuk diskriminohen nga ndarja administrativo-territoriale.
3.3 Ndarja administrativo-territoriale nuk i diskriminon partitë politike në garën e  tyre elektorale.

4.1 Organet e qeverisjes vendore i njoftuan zgjedhësit për qendrën e votimit.
4.2 Ndryshimi i qendrës se votimit nuk solli shqetësim te zgjedhësit.
4.3 Kuadri ligjor për regjistrimin në listën e zgjedhësve me një vendim gjyqi është i qartë dhe i lehtë për t`u përdorur nga qytetaret.
4.4 Korrigjimi i gabimeve dhe pasaktësive në listë është plotësisht i mundshëm nga qytetarët.
4.5 Lista e zgjedhësve është publike dhe lehtësisht e aksesueshme.
4.6 Kuadri ligjor për regjistrimin e votuesve mundëson hartimin e një liste të saktë.
4.7 Partitë politike kishin akses të plotë në proçesin e hartimit të listës së zgjedhësve.

5.1 Renditja në listën shumëemërore e kandidatëve krijonte mundësinë për përfaqësimin proporcional të komuniteteve të ndryshme në këshillin bashkiak.
5.2 Partitë politike janë kujdesur që në listën e kandidatëve të përfaqësohen komunitetet e margjinalizuara.
5.3 Partitë politike i përcaktuan kandidatët për këshillat bashkiakë nëpërmjet një proçesi të hapur dhe konsultimi me qytetarët.
5.4 Partitë politike nuk i kontestuan vendimet për regjistrimin si subjekte zgjedhore.
5.5 Listat e kandidatëve për këshillat bashkiak u hartuan në përputhje me kërkesat e përfaqësimit proporcional të komuniteteve që bashkëjetojnë në një njësi vendore.
5.6 Vendimet për regjistrimin e subjekteve zgjedhore nuk u ndikuan nga situatat politike në të cilat u zhvilluan zgjedhjet.
5.7 Përmbajta e fletës së votimit u dakortësua nga partitë politike.
5.8 Qytetarët janë të informuar për proçesin e hartimit të listës së kandidatëve nga partitë politike.
5.9 Partitë politike i përcaktuan kandidatët nëpërmjet një proçesi të hapur dhe konsultimi me qytetarët.
5.10 Regjistrimi i subjekteve zgjedhore u bë në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor.
5.11 Ligj nuk përmban dispozita diskriminuese për regjistrimin e partive të reja dhe kandidatëve të pavarur.
5.12 Partitë politike janë kujdesur që në listën e kandidatëve të përfaqësohen të rinjtë.
5.13 Legjislacioni u krijon mundësi të barabarta me të tjerët, pakicave kombëtare, për të konkurruar në zgjedhje.
5.14 Partitë politike e mbajtën parasysh ligjin për dekriminalizimin gjatë proçesit të hartimit të listës se kandidatëve.
5.15 KQZ zbatoi kërkesat e ligjit për pastërtinë e figurës së kandidatëve.
5.16 Legjislacioni zgjedhor krijon kushte të favorshme për pjesëmarrjen e grave në zgjedhje si kandidate dhe administratore të proçesit.
5.17 KQZ-ja dhe Kolegji zgjedhor zbatuan kërkesën e Kodit zgjedhor për listën shumëemërore të kandidatëve.
5.18 Partitë dhe kandidatët respektuan afatet kohore për regjistrim si subjekte zgjedhore dhe për regjistrimin e listave të kandidatëve.

6.1 Debatet elektorale në median audiovizive u përdorën për të paraqitur programet qeverisëse lokale.
6.2 Kandidatët për këshillat bashkiak/kuvendin paraqitën programet e tyre.
6.3 Lideshipi i partive politike nuk e mbizotëroi fushatën zgjedhore.
6.4 Kandidatët e partive politike ose të pavarur kishin akses të mjaftueshëm në media për t`u prezantuar me zgjedhësit dhe shpalosur idetë dhe programin e tyre.
6.5 Kandidatët gra/vajza patën mundësi të barabarta për akses në median audiovizive.
6.6 Partitë politike e bazuan fushatën zgjedhore në paraqitjen e programeve për qeverisjen qendrore/vendore.
6.7 Gazetarët e lajmeve u lejuan të ndiqnin lirisht aktivitetet e fushatës zgjedhore.
6.8 Informimi i publikut për kandidatët për deputet/kryetar bashkie/për këshillat bashkiak ishte i mjaftueshëm, objektiv dhe i balancuar.
6.9 Fushata negative nuk ishte mbizotëruese.
6.10 Gazetarët e lajmeve mbuluan fushatën zgjedhore pa presion.
6.11 Media sociale nuk u keqpërdor.
6.12 Media private i respektoi kërkesat e Kodit Zgjedhor për transmetimin e reklamave elektorale të partive politike.
6.13 Radiot private dhe televizionet mbuluan fushatën zgjedhore vetëm gjatë edicionit të lajmeve dhe rubrikave speciale.
6.14 Media audiovizive e shmangu fushatën dhe mesazhet negative.
6.15 Partitë politikë kishin akses në media audiovizive në përputhje me përcaktimet në Kodin zgjedhor.
6.16 Mediat pasqyruan në mënyrë reale mesazhet e subjekteve zgjedhore dhe kandidatëve.
6.17 Mediat sociale nuk ndikuan tek votuesit.
6.18 Radio dhe Televizioni Publik zbatoi kërkesat e Kodit zgjedhor në lidhje me kohën e transmetimit të aktiviteteve të subjekteve zgjedhore.
6.19 Radio dhe Televizioni Publik mbuloi fushatën elektorale përmes lajmeve ose programeve informuese në përputhje me parimet e përcaktuara në Kodin zgjedhor.
6.20 KQZ dhe AMA e monitoruan media në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor, në mënyrë transparente dhe paanshmëri.

7.1 Partitë respektuan Kodin zgjedhor për përdorimin e aseteve publike .
7.2 Partia në pushtet nuk e përdori administratën publike për qëllime elektorale.
7.3 Vendimet e KQZ ndikuan në uljen e frekuencës së shfaqjes së fenomenit të përdorimit të aseteve publike për qëllime elektorale.
7.4 Partitë / kandidatët kishin qasje proporcionale në fondet private.
7.5 Monitorimi nga KQZ-ja, në kohë reale, i shpenzimeve të partive për fushatën zgjedhore ishte efektiv dhe e rriti transparencën e këtyre shpenzimeve.
7.6 Fenomeni i shitblerjes së votës nuk ishte i shpeshtë.
7.7 Denoncimi i shkeljeve në përdorimin e aseteve publike uli shpeshtësinë e këtij fenomeni.
7.8 Partitë politike nuk përdoren instrumente dhe metodat për intimidimin e zgjedhëseve.
7.9 Ndryshimet në Kodin zgjedhor dhe Kodin penal ndikuan në zvogëlimin e fenomenit të shitblerjes së votës.
7.10 Prokuroria dhe SPAK reaguan në mënyrë efektive ndaj denoncimeve për shitblerjen e votës dhe/ose shkeljeve të ligjit zgjedhor.
7.11 Partitë politike dhe kandidatët i bënë transparente burimet e financimit me fonde private.
7.12 Institucionet ligj zbatuese ndikuan në zhvillimin e një fushate zgjedhore pa probleme të rendit dhe për parandalimin e intimidimit të zgjedhësve.
7.13 Partitë politike nuk ndikuan në rritjen e tensionit politik gjatë fushatës zgjedhore.
7.14 Partitë/kandidatët kishin qasje proporcionale në fondet publike.
7.15 Partitë/kandidatët i bënë transparente burimet e financimit në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor.
7.16 Kërkesat e Kodit zgjedhor për financimet me fonde private u zbatuan nga subjektet politike dhe kandidatët.
7.17 Rregullat për financimin e fushatës të përcaktuara në Kodin zgjedhor janë të qarta dhe të plota.

8.1 Persona të paautorizuar nuk ndërhynë në proçesin e votimit në qendrën e votimit.
8.2  Komisioni i qendrës së votimit zbatoi proçedurat ligjore për votimin me prokurë për votuesit me aftësi të kufizuara.
8.3 Pajisjet për identifikimin biometrik të zgjedhëseve funksionuan normalisht.
8.4 Proçesi i votimit filloi normalisht sipas përcaktimeve në Kodin zgjedhor.
8.5 Komisioni i qendrës së votimit zbatoi proçedurat ligjore për votimin e fshehtë dhe moslejimin e votimit familjar.
8.6 Votuesit ishin informuar paraprakisht për qendrën e votimit.
8.7 Qendra e votimit ishte e përshtatur për të mundësuar votimin për personat me aftësi të kufizuara.
8.8 Boja për shënim në gisht të zgjedhësit ishte efektive.
8.9 Ndaj votueseve nuk u ushtrua presion për të votuar një subjekt/kandidat të caktuar.
8.10 Policia e rendit zbatoi kërkesat e Kodit zgjedhor.
8.11 Komisioni i qendrës së votimi zbatoi proçedurat ligjore për identifikimin biometrik të zgjedhësve.
8.12 Proçesi i votimit u zhvillua i qetë dhe pa probleme të rendit.
8.13 Votuesit i njihnin proçedurat e votimit.
8.14 Komisioni i QV zbatoi kërkesat e Kodit zgjedhor për hapjen e  qendrës se votimit.
8.15 Materialet për informimin e zgjedhësve për proçedurat e votimit ishin afishuar në përputhje me Kodin zgjedhor dhe udhëzimet e KQZ-së.
8.16 Qendra e votimit u mbyll në përputhje me ligjin.
8.17 Pas mbylljes në qendrën e votimit qëndruan vetëm personat e autorizuar.
8.18 Materialet zgjedhore u administruan në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor.
8.19 Kutitë me materialet zgjedhore dhe fletët e votimit u nisen për VN në përputhje me proçedurat e përcaktuara.

9.1 Vëzhguesit patën akses në proçesin e numërimit të votave si parashikohet në Kodin zgjedhor dhe udhëzimin e KQZ-së.
9.2 Vëzhguesit e subjekteve elektorale dhe kandidatëve kishin mundësi të monitoronin dhe vëzhgonin, sipas ligjit vlerësimin dhe numërimin e votave.
9.3 Vëzhguesit kishin mundësi të vëzhgonin proçesin e marrjes në dorëzim të kutive me materiale dhe fletët e votimit.
9.4 Proçesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për subjektet dhe votat parapëlqyese për kandidatët u zhvillua normalisht dhe pa incidente.
9.5 Grupi i numërimit të votave zbatoi kërkesat e ligjit për vlerësimin dhe numërimin e votave.
9.6 Tabelimi i rezultateve u krye në përputhje me ligjin.
9.7 Dorëzimi i materialeve dhe kutive të votimit u zhvillua i qetë dhe pa probleme.
9.8 KZAZ zbatoi kërkesat e ligjit për vlerësimin dhe numërimin e votave.
9.9 Proçesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga NGV u krye në përputhje me proçedurat e parashikuara.
9.10 KZAZ transmetoi, në kohe reale dhe sipas udhëzimit të KQZ, tabelat e rezultateve në KQZ.
9.11 Media ishte e pranishme gjatë të gjithë proçesit të vlerësimit dhe numërimit të votave.
9.12 KZAZ zbatoi kërkesat e ligjit për marrjen në dorëzim të kutive me materialet e votimit dhe fletët e votimit

10.1 KQZ ofron akses të lirë dhe të lehtë në informacionin mbi proçeset zgjedhore dhe ankesat e lidhura me to.
10.2 Qytetarët dhe palët e interesuara mundën të marrin informacion publik në lidhje me ankesat dhe vendimet e marra.
10.3 Vendimet e marra nga organi publik janë me terminologji/gjuhë të kuptueshme për publikun.
10.4 Vendimet administrative janë të arsyetuara.
10.5 Subjektet e interesuara janë të informuara për të drejtat e tyre për të paraqitur ankim dhe proçedurat e nevojshme që duhet të ndiqen.
10.6 Janë organizuar seanca publike për të diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me ankimet zgjedhore.
10.7 Organet raportojnë në mënyrë të rregullt mbi numrin dhe statusin e ankesave të trajtuara.
10.8 Raportimet mbi numrin dhe llojet e ankesave janë të kuptueshme për publikun.
10.9 Komisioneri raporton për vendimet e tij dhe proçedurën e ndjekur.
10.10 Diskutimet e zhvilluara para marrjes së vendimit mbi ankimin administrativ në KAS dokumentohen dhe publikohen.
10.11 Parashikohen proçedura për adresimin e konfliktit të interesit në KAS.
10.12 Pala e interesuar u përfshi dhe u njoftua në proçedurën e shqyrtimit administrativ të ankesës.
10.13 KQZ njoftoi publikisht datën dhe orën e shqyrtimit të ankimit administrativ.
10.14 Shqyrtimi i ankimit administrativ u zhvillua brenda afateve.
10.15 Portali i denoncimeve në faqen e internetit të KQZ ishte funksional dhe lehtësisht i përdorshëm.
10.16 Palët e interesuara ishin të kënaqura për nivelin e  informacionit publik në lidhje me ankesat dhe vendimet e marra.
10.17 Palët e interesuara ishin të kënaqura për qartësinë, publikimin dhe kuptueshmërinë e proçedurave të ankimit.
10.18 Palët e interesuara ishin të kënaqura me cilësinë e vendim marrjes së KQZ.
10.19 Palët e interesuara ishin të kënaqura me cilësinë e vendim marrjes së Kolegjit Zgjedhor.
10.20 Përdoruesit e portalit të denoncimeve ishin të kënaqur.
10.21 Avokatët/gazetarët ishin të kënaqur me mundësitë e aksesit nga KQZ për informacionin për mosmarrëveshjet zgjedhore.
10.22 Avokatët/gazetarët ishin të kënaqur me mundësitë e aksesit nga gjykata të informacionit për mosmarrëveshjet zgjedhore.
10.23  Në vendimmarrjen e KAS për ankimet për rezultatin e zgjedhjeve në njësi të ndryshme vendore nuk ndikoi përkatësia politike e anëtarëve të tij.
10.24 Partitë e pranuan rezultatin e zgjedhjeve.
10.25 Sanksionet për shkeljet e Kodit zgjedhor u zbatuan në përputhje me ligjin dhe patën efekte pozitive në pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.
10.26 Kandidatët e pranuan rezultatin.
10.27 Kolegji gjyqësor i shqyrtoi paditë për vendimet e KAS rezultatin në mënyrë objektive.
10.28 Rezultati i zgjedhjeve nuk shkaktoi incidente të rënda, prishje të rendit dhe protesta të dhunshme.
10.29 Proçedurat e ankimeve për rezultatin u bënë në përputhje me kërkesat e Kodit zgjedhor.

11.1 Përkatësia politike e anëtarëve të komisioneve zgjedhore nuk ndikoi në zbatimin e ligjit prej tyre.
11.2 KQZ monitoroi në kohë reale shpenzimeve për fushatën zgjedhore.
11.3 KQZ zbatoi, sipas kërkesave të ligjit, detyrimin për parandalimin e përdorimit të aseteve publike për fushatë zgjedhore.
11.4 Votuesit për herë të parë janë të informuar dhe ndërgjegjësuar për proçedurën e regjistrimin në listën e zgjedhësve dhe për votim.
11.5 KQZ u angazhua plotësisht për përdorimin e teknologjisë së informacionit.
11.6 Vendimet në komisionet zgjedhore kanë qënë konsensuale.
11.7 KQZ zhvilloi një proçes intensiv trajnimi për komisionerët.
11.8 Partitë politike nuk ushtruan presion mbi komisionerët.
11.9 KQZ nuk ka marr vendime sipas linjave partiake.
11.10 Midis komisionerëve dhe autoriteteve vendore kishte bashkëpunim dhe koordinim efektiv.
11.11 Komisionet kanë qenë bashkëpunues me median.
11.12 Komisionet zgjedhore e administruan mirë proçesin zgjedhor.
11.13 KQZ informoi, sensibilizoi dhe edukoi zgjedhësit e pakicave kombëtare në gjuhën e tyre amtare.
11.14 KZAZ kanë qenë transparente në vendimmarrje.
11.15 KQZ ka bërë fushatë efektive për informimin dhe edukimin e zgjedhësve.
11.16 Puna e KQZ ishte transparente.

12.1 OJF-të janë akredituar si vëzhgues në përputhje me ligjin. 
12.2 Vëzhguesit kanë realizuar të drejtat e tyre ligjore pa pengesa, kërcënime apo shantazhe.
12.3 Stafi i OJF-ve janë trajnuar për proçedurat e monitorimit të zgjedhjeve.
12.4 OJF-të kanë pasur një plan të detajuar për monitorimin e zgjedhjeve përpara fillimit të proçesit zgjedhor.
12.5 OJF-të kanë ndjekur proçedurat ligjore për denoncimin e rasteve të parregullsive zgjedhore pa pengesa, kërcënime apo shantazhe.
12.6 Janë marrë masa mbrojtëse për të siguruar pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin fizik vëzhguesve dhe përfaqësuesve të organizatës.
12.7 KQZ ishte bashkëpunuese me OJF-të të angazhuara në monitorimin e zgjedhjeve.
12.8 KQZ ka reflektuar në veprimtarinë e saj rekomandimet e paraqitura nga OJF-të të bazuara në raporte monitorimi