CILËT JANË HAPAT PËR TË SIGURUAR MONITORIM EFEKTIV TË PROÇESEVE ZGJEDHORE?

Analiza e përvojave të derisotme të realizuara nga shoqëria civile për monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve tregon se, për zhvillimin e kësaj përgjegjësie, organizatat e shoqërisë civile, pavarësisht nga  zgjedhja organizative – të zhvillojnë këtë proçes vetëm ose si pjesë e një bashkim vullnetar me organizatat të tjera, duhet që në çdo rast ta programojnë dhe realizojnë pune sipas rregullave në vijim:

  • Hartojnë Planin e Vëzhgimit, në të cilin duhet të përcaktohet:
    • Çështjet dhe fazat e proçesit zgjedhor që do të monitorojnë/vëzhgojnë dhe kohëzgjatja e angazhimit të organizatës në këtë proçes.
    • Përzgjedhja, trajnimi dhe akreditimi i vëzhguesve.
    • Shpërndarja në territor i vëzhguesve.
    • Rrugët dhe instrumentet për komunikimin e gjetjeve nga proçesi i monitorimit/ vëzhgimit.
    • Hartimi dhe publikimi i Raportit Paraprak dhe Përfundimtar.
    • Hartimi i planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve.
  • Hartojnë dokumentacionin që do të shërbejë për zhvillimin e proçesit të monitorimit / vëzhgimit:
    • Kodi i Etikës për vëzhguesit.
    • Manuali i Vëzhgimit dhe Pyetësorët që do të përdoren nga vëzhguesit.
  • Trajnojnë vëzhguesit.
  • Ndërtojnë skemën e monitorimit/vëzhgimit lidhur me:
    • Fushatën zgjedhore.
    • Ditën e zgjedhjeve.
    • Proçesin e numërimit.
    • Tabelimin e rezultateve.
    • Monitorimin e ankimimeve.
  • Hartimi Raportit Paraprak dhe Raportit Përfundimtar.
  • Hartimi i Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve.
Monitorimi i zgjedhjeve
Sharko Dokumentat

E drejta për të caktuar vëzhgues

Të drejtat e vëzhguesve