Në datat 7-8 prill, në Gjirokastër u organizua seminari trajnues lokal mbi monitorimin e proçeseve elektorale. Seminari dy ditor bëri së bashku anëtarë të komunitetit, komunitetin romë, të rinjtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile lokale për të ndërtuar kapacitetet e tyre në mbikëqyrjen e proçeseve zgjedhore. Pjesëmarrësit u angazhuan në sesione praktike që mbulonin metodologjitë e vëzhgimit, rolin e monitoruesve jopartiakë dhe mjetet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Trajnimi nxiti dialogun aktiv dhe përforcoi rëndësinë e përfshirjes qytetare në proçeset demokratike.




