• Kreu
  • Zgjedhjet
    • Sistemi zgjedhor
    • Veprimtaria e organeve publike
    • Financimi i partive politike
    • Fushata zgjedhore
    • Ankimimet administrative dhe gjyqësore
    • Rekomandimet e OSBE/ODHIR
    • Media
  • Pjesëmarrja
    • Regjistrimi i votuesve
    • Grupet e margjinalizuara
    • Diaspora
  • Roli i OSHC
    • Edukimi i votuesve
    • Monitorimi i zgjedhjeve
    • Indikatorët për vlerësimin e integritetit të zgjedhjeve
    • Kontributi i OSHC në proçeset elektorale
  • Materiale
    • Studime
    • Trajnime
    • Fletëpalosje, broshura
    • Multimedia
  • Pyet Ekspertin
    • Hyr/Regjistrohu
    • Ndaj eksperiencën
    • Pyet ekspertin
    • Përgjigjet e konsoliduara
  • Rreth Nesh
    • Projekti CSOEM
    • ANTTARC
    • IPLS
Logo e projektit_FINAL.jpg
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors
Perdoruesi
  • Kreu
  • Zgjedhjet
    • Sistemi zgjedhor
    • Veprimtaria e organeve publike
    • Financimi i partive politike
    • Fushata zgjedhore
    • Ankimimet administrative dhe gjyqësore
    • Rekomandimet e OSBE/ODHIR
    • Media
  • Pjesëmarrja
    • Regjistrimi i votuesve
    • Grupet e margjinalizuara
    • Diaspora
  • Roli i OSHC
    • Edukimi i votuesve
    • Monitorimi i zgjedhjeve
    • Indikatorët për vlerësimin e integritetit të zgjedhjeve
    • Kontributi i OSHC në proçeset elektorale
  • Materiale
    • Studime
    • Trajnime
    • Fletëpalosje, broshura
    • Multimedia
  • Pyet Ekspertin
    • Hyr/Regjistrohu
    • Ndaj eksperiencën
    • Pyet ekspertin
    • Përgjigjet e konsoliduara
  • Rreth Nesh
    • Projekti CSOEM
    • ANTTARC
    • IPLS
logo_color_1_2x
Edit Content

Rreth nesh

Projekti “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proçeset zgjedhore, për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE”
zbatohet nga ANTTARC dhe IPLS me financim nga BE.

Kontakto

Kontakto

  • Rruga Reshit Çollaku, Tiranë, Albania
  • [email protected]
  • +355 69512 8039
Veprimtaritë e institucioneve publike në fushë
Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore
Veprimtaritë e institucioneve publike në fushë

Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Formojnë veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut apo të medias, si dhe ato që kanë në agjendë informimin, në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre.

Raportimi është përgjegjësi personale e personit përgjegjës për drejtimin administrativ të institucioneve publike, agjencive dhe ndërmarrjeve shtetërore (sekretarit të përgjithshëm të institucionit ose, sipas rastit, e drejtorit të përgjithshëm apo drejtorit ekzekutiv). Raportimi duhet të kryhet jo më vonë se pesë ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.

Raportimi kryhet nëpërmjet ndërfaqes për raportimin e veprimtarive publike, e cila mbahet dhe administrohet nga KQZ-ja. Personat përgjegjës marrin akses të personalizuar te kjo ndërfaqe dhe hedhin të dhënat për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin. Informacioni është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e ndërfaqes nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Në rast se KQZ-ja, kryesisht ose me kërkesë të të tretëve, konstaton nga informacioni, sipas pikës 3 të këtij neni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj. Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ-ja” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë. Shënimi “Ndaluar nga KQZ-ja” vendoset jo më vonë se dy ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë. Informacioni sipas kësaj pike është i aksesueshëm nga publiku, nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. Transmetimi ose pasqyrimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi sipas KZ transmetuesin radioteleviziv.

Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ ose ndërmarrjeve shtetërore, ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të institucionit kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.

Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore

Nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia. “Burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore. Me përdorim të burimeve njerëzore kuptohet gjithashtu premtimi ose ofrimi i përfitimeve nëpunësve publikë, ose nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari që lidhen me fushatën zgjedhore jashtë orarit të punës ose mësimit, si dhe ushtrimi i presionit ndaj tyre për këtë qëllim.

Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.

Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive a të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore.

Zgjedhjet
  • Sistemi zgjedhor
  • Veprimtaria e organeve publike
  • Financimi i partive politike
  • Fushata zgjedhore
  • Ankimimet administrative dhe gjyqësore
  • Rekomandimet e OSBE/ODHIR
  • Media

Përmbajtja e kësaj platforme është përgjegjësi e Qendrës Kombëtare Burimore të Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) dhe Institutit për Studime Publike dhe Ligjore (IPLS) dhe nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Projekti “Pjesëmarrja e OSHC-ve në proceset zgjedhore, për një demokraci më të fortë dhe integrim të përshpejtuar në BE” 

  • Rruga “Reshit Çollaku”, Pallati Bora, Hyrja nr. 1, Apt. nr. 20,
  • [email protected]
  • +355 69 512 8039

Lidhje të nevojshme

KQZ
IDP
EAAS EUROPE


Qendra e botimeve zyrtare
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Qendresa Qytetare

© 2025, Oshczgjedhje. All Rights Reserved.

Kontakt
Politika e Privatësisë