IPLS

IPLS

Misioni i Organizatës (ISPL) Një grup juristësh shqiptare, me formim perëndimor, në bashkëpunim me një organizatë jo-fitimprurëse perëndimore ndërmorrën themelimin e një organizate të pavarur jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare me seli në Tiranë- Instituti Për Studime Publike dhe Ligjore (ISPL). Që prej krijimit të saj, ISPL ka marrë përsipër misionin e saj në dy drejtime: (i) Juridik-të ofrojë asistencë ligjore jashtë-partiake dhe, nëse është e nevojshme, trainime për organizatat qeveritare, jo-qeveritare dhe ndërkombëtare me aktivitet në Shqipëri, dhe; (ii) Politikat publike-të identifikojë dhe trajtojë çështjet kryesore që preokupojnë qeverisjen dhe shoqërinë civile në Shqipëri përmes analizash të thelluara rekomandimesh të plota. Qëllimi i ISPL-së Qëllimi i Institutit për Studime Publike e Ligjore, si organizatë e tipit think tank (studimor), është të të ofrojë një mekanizëm adekuat për analiza objektive të çështjeve me interes të veçantë në drejtim të zhvillimit të një shoqërie të bazuar mbi demokracinë dhe ekonominë e tregut. Ky qëllim do të arrihet përmes: Krijimit të një forumi jo-partiak që mundëson këmbimin e lirë të ideve në lëmin juridik dhe të politikave publike lidhur me aspektet e reformës dhe zhvillimit në Shqipëri; Kryerjes së analizave dhe kërkimit shkencor në rrafshin e politikave publike të zhvillimit; iii. Aktiviteteve të trainimit, në planin juridik e politikëbërës, të zyrtarëve të qeverisë,